E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëndohet Arthur, do të mungojë disa javë!
Sport

Lëndohet Arthur, do të mungojë disa javë!

​Arthur Melo do të mungojë tri deri në katër javë

Barcelona ka njoftuar se mesfushori i talentuar brazilian, Arthur Melo, do të jetë jashtë fushave për së paku 3 javë, transmeton Gazeta Express.

Melo ishte titullar ditë më parë në Camp Nou në El Clasico kundër Real Madridit, sfidë e cila u mbyllë 1-1.

Lojtari nuk tregoi shenja lëndimi atë mbrëmje, por tani Barça zyrtarisht ka njoftuar se ai ka probleme muskulore në këmbën e majtë.

“Testet e kryera gjatë ditës së sotme vërtetuan se Arthur Melo ka probleme muskulore në këmbën e majtë. Ai pritet të jetë jashtë fushave për rreth 3-4 javë”, shkruan barcellona në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Melo erdhi në Camp Nou për të zëvendësuar Andres Iniestas në merkaton e verës që lamë parë.

Fillimisht të gjithë kishin dyshimet e tyre për lojtarin që ende si kishte treguar cilësitë në Evropë, por sot, 22-vjecari është një ndër mesfushorët më të mirë në Evropë.

Ai vazhdimisht lëvdohet edhe nga legjenda e klubit katalonas, Xavi Hernandez – “kur e shoh atë duke luajtur, më duket se shoh veten”.

Melo ka bërë 27 paraqitje për Barcelonën deri më tani këtë edicion në të gjitha garat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.