E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Solis: Deputetët që ndërhynë në Kodin Penal, njësoj si majmunëve t’u japësh kallashin e mbushur
Publik News

Solis: Deputetët që ndërhynë në Kodin Penal, njësoj si majmunëve t’u japësh kallashin e mbushur

Sipas tij edhe gjobat janë të larta, pasi njerëzit nuk mund ta dinë të gjithë se janë infektuar dhe garanci 100% nuk japin as testet.

I ftuar në “Opinion”, Solis i krahasoi deputetët aktual të Parlamentit njësoj sikur t’i japësh në dorë majmunit një kallash të mbushur.

Solis: Kryeministri duhet të ketë më shumë besim tek qytetarët e vetë. Ata që vijnë në spital janë shumë të përgjegjshëm, shumë të lexuar dhe shumë të ditur. Ky Parlamenti që kemi këtë radhë është i frikshëm. E thashë edhe sot në mëngjes.

Kur ky lloj Parlamenti që një fjali nuk di të lidh, që janë shumë nën mesataren e Shqipërisë, i thua të vërë dorë në Kodin Penal, është si majmunit t’i japësh në dorë kallashnikovin e mbushur dhe t’i thuash ma mbaj një çikë.

Është e frikshme sepse mund të them shumë mirë se si mund ta vërtetosh kur edhe testi nuk ka sensitet aq të plotë. Kështu i bie që më pak dënohet ai vrasësi me pagesë se sa ky që doli nga shtëpia. Njerëzit janë të desiplinuar. Një kryeministër duhet të ketë dhembshuri për popullin e tij dhe gjobat janë shumë të rëndë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.