E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Leter e hapur Ambasades Franceze , për ‘Enver Hoxhën’
Flash

Leter e hapur Ambasades Franceze , për ‘Enver Hoxhën’

Leter e hapur Ambasades Franceze (meqe eshte e hapur nuk po ja dergoj ne dere). Ah, dhe duhet te shtoj qe nuk ndjehem emotional.

Ne lidhje me deklaraten tuaj ku denoni dhunen e protestuesve mbreme ne pergjithesi dhe ne veçanti ndaj viles 31 (vila ku ka jetuar diktatori Enver Hoxha”, ju kerkojme falje.

Po ta dinim se vila menaxhohet nga nje fondacion francez si rezidence per artiste nderkombetare, nuk do kishim shkelur as te trotuari perballe, por nuk e dinim.

Qeveria jone, sikur te na njoftonte, vetem kaq po kerkojme, se kujt ja jep per menaxhim pasurite publike, ne do te silleshim me mire, ndoshta si qytetare evropiane, por nuk na ka njoftuar.

Nuk dinin asgje as anetaret e parlamentit, as anetaret e komisionit te parlamentit per kulturen, as ca kulturedashes (aty brenda turmes), asnje.

Kur te protestojme heren tjeter do hedhim fishekzjarre dhe fjongo vetem ndaj kryeministrise, jo vetem se jemi kunder dhunes, por edhe se nuk duam qe te shkarkohet nga detyra Drejtori i Pergjithshem i Policise me arsyetimin qe nuk mbrojti qytetaret nderkombetare.

Me shume perulje,

nje qytetare e vjedhur nga qeveria shqiptare (aq shume sa ju nuk e kuptoni dot dhe as ju intereson).

Shpjegim: Per ata qe nuk e kuptojne, ky lloj te shkruari quhet satire.

Marinela Sota

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.