E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LETËR NGA LARG, PËR  TOSKANARËT E ROSKOVECIT
Lajme

LETËR NGA LARG, PËR TOSKANARËT E ROSKOVECIT

Miqtë e mi të shumtë të zonës së Roskovecit, ju dua shumë! Më besoni se, ashtu si morali juaj u ngrit sot në nivele të papara, është ngritur edhe dëshpërimi im pse nuk pata mundësi të jem në mes jush.
E di që në Shqipëri është orë e vonë e natës, po nuk mund të rri pa e shkruar këtë status dhe të pres derisa aty të gdhihet. Ç’them edhe unë? Ju të gjithë jeni zgjuar. Si mund të mbyllin sy njerëzit e lumtur!
Edhe këtu në Amerikën e largët ma çanë Facebook-un lajmet e gëzueshme të ERTV-së për përparimin në zonën e Roskovecit, të cilën, nuk kam pse ta fsheh, e kam vërtet përzemër.
Vizita historike e udhëheqësit tonë në ato anë më kujtoi vizitat e dikurshme të shokut Rita apo të shokut Pali, po edhe pritja juaj e ngrohtë dhe e përzemërt ma ngjethi mishim. Ajo barabitet me atë të prindërve e gjyshërve tuaj kur në atë botë prisnin ritapalët. Nuk ka asgjë për t’u habitur sepse udhëheqëspritja është në gjakun e çdo shqptari. Unë jam i bindur se ju kështu do bëni edhe nesër kur t’ju vizitojnë LuleMonat…
Të gjitha këto më bëjnë të ndihem krenar dhe për më shumë dëshirëplotë për të qenë mes jush në këto ditë të një gëzimi e hareje të veçantë.
Dhe, meqë ndihem mrekullisht i paduruar për të parë me sytë e mi e për të prekur nga afër përparimin dhe arritjet tuaja, vendosa të nisem menjëherë për në Toskanën e Shqipërisë.
Unë vërtet nuk kam çarter, po ju garantoj se, për ju, miqtë e mi të shtenjtë, do ta çaj Atlantikun me not.
Nuk më besoni? Ju qofshi!
Përpjekja ime për t’ju gënjyer nuk është më pak e sinqertë nga ajo e Edi Ramës…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.