E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Letra e autorit të masakrës në Gjermani: Disa popuj duhen shkatërruar!
Publik News

Letra e autorit të masakrës në Gjermani: Disa popuj duhen shkatërruar!

Foto e vrasësit

Natë e përgjakshme në Hanau (Hessen) ku humbën jetën 11 persona ka tronditur jo vetëm Gjermaninë. Autori i krimit të rëndë mësohet se u gjet i pajetë në një banesë bashkë me një person tjetër dhe afër vetes kishte edhe një letër në të cilën shkruante arsyet se përse e kishte bërë sulmin. Sipas Bild ai quhet Tobias R., dhe mendohet se në vendin ku u gjet i vrarë ishte edhe banesa e tij. Të shtënat e para u qëlluan në lokalin “Midnight” në Heumarkt, në qendër të qytetit Hanau.

Autori mësohet se ka nxjerrë armën dhe më pas ka qëlluar egërsisht në zonën e pirjes së duhanit! Viktimat aty ishin pesë të rinj dhe një grua. Sipas informacionit të BILD thuhet se viktimat ishin kurdë.
Skena e dytë e krimit është afër Kurt-Schumacher-Platz, në një zonë banimi. Ishte një kioskë në katin e parë të një blloku apartamentesh, me mbishkrimin “24/7 Kiosk” me panel të madh xhami në të cilin shkruhej: “Arena Bar & Café”! Pamja brenda janë bllokuar, por ajo ç`ka ka mbetur jashtë është vërtetë e tmerrshme. Trupat e pajetë në momentin që mbërritën mediet vendase ishin të mbuluar me batanije.
Letra e vrasësit!
Në banesën ku u gjet i pajetë vrasësi, autori i dy sulmeve në Gjermani mësohet se ishte shkruar edhe qëllimi. Ai mendonte se Gjermania e tij ishte populluar nga njerëz që s`duhet të ishin aty dhe për pasojë ai nuk mund të jetonte me ta. “Ndjej nevojën për t`i shkatërruar disa popuj, dëbimi i të cilëve nuk mund të arrihet më nga Gjermania”!
Autoritete gjermane ende nuk janë shprehur në lidhje me jetën dhe aktivitetin e vrasësit, ndërkohë mësohet se viktimat janë të gjithë turq dhe kurdë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.