E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Letra e Opozitës drejtuar OSBE/ODIHR, Gjiknuri: Vazhdim i retorikës politike
Publik News

Letra e Opozitës drejtuar OSBE/ODIHR, Gjiknuri: Vazhdim i retorikës politike

Gjate diskutimeve në Këshillin Politik, Gjiknuri tha se nuk mund të firmos letra të njëanshme.

 

 

“Nuk mund të firmos letra të njëanshme. Letra juaj është vazhdim i retorikës politike. Nuk keni sjellë asnjë draft e propozim konkret, nuk po sillni draft, nuk keni reflektuar. ODIHR i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet. Tek ODIHR shkohet për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për çështje të administrimit zgjedhor”, mësohet se ka thënë Gjiknuri.

Kujtojmë se Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE\ ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord.

Opozita thotë se deri tani, PS ka refuzuar t’i bashkohet kërkesës, duke përdorur “sovranitetin” si argument kundër përfshirjes së OSBE/ODIHR. Megjithëse thotë opozita, kjo është pjesë e marrëveshjeve për reformën zgjedhore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.