Letra prekëse: Mama, të uroj fat në qiell dhe shpresoj të jesh në parajsë.
“Faleminderit për nëntë vitet më të mira të jetës sime”, letra e djalit ukrainas drejtuar nënës së vdekur emocionon Këshillin e Sigurimit
Një takim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën u shoqërua me emocione të forta teksa ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya, lexoi me zë të lartë një letër nga një fëmijë ukrainas, shkruar për nënën e tij të vdekur.
Kyslytsya tha në Këshill se letra u bë publike në Ukrainë “disa ditë më parë” dhe se ishte shkruar nga një djalë nëntë vjeçar pasi nëna e tij u vra nga ushtarët rusë.
“Mama, kjo letër është dhurata ime për ty në Ditën e Gruas më 8 Mars. Faleminderit për nëntë vitet më të mira të jetës sime. Shumë faleminderit për fëmijërinë time. Ti je mamaja më e mirë në botë. Unë kurrë s’do të të harroj ty. Të uroj fat në qiell dhe shpresoj të jesh në parajsë. Do të përpiqem të sillem mirë për të të arritur ty në parajsë”.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar në: https://bit.ly/3KAxQXy
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



