E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizja “Bashkë” proteston kundër buxhetit të vitit 2026
Lajme

Lëvizja “Bashkë” proteston kundër buxhetit të vitit 2026

Pas protestave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Adriatik Lapajt, kundër qeverisë ka dalë edhe Lëvizja “Bashkë”. Aktivistët e saj dolën sot para Parlamentit për të kundërshtuar buxhetin e vitit 2026, duke mbajtur pankarta dhe mesazhe të drejtpërdrejta për qeverinë.

“Taksoni dhjamin, jo djersën”, është një nga parullat që mbajnë të rinjtë e lëvizjes, ndërsa një tjetër pankartë thotë: “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, duke ftuar qytetarët të bashkohen në protestë.

Kundër korrupsionit dhe varfërisë, Lëvizja Bashkë

Protestat e “Bashkë” vijnë në vijim të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e cila prej disa ditësh zhvillon tubime para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Në disa raste, aktivistët e Adriatik Lapajt janë përplasur fizikisht me forcat e policisë, të cilët i kërkuan largimin e çadrave të vendosura për të qëndruar gjatë natës. Lapaj e konsideroi këtë sjellje të papranueshme dhe kritikoi ndërhyrjen e policisë.

Lëvizja “Bashkë” dhe grupet e tjera opozitare duken të vendosura të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe politikave të saj ekonomike, duke i dhënë një intensitet të ri protestave qytetare në kryeqytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.