E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizje në Policinë e Shtetit, Andi Deda merr drejtimin e Vlorës
Lajme

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Andi Deda merr drejtimin e Vlorës

Ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit vijojnë, ndërsa një tjetër lëvizje është konfirmuar së fundmi. Sipas burimeve, Andi Deda është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë, duke lënë detyrën që mbante deri tani në Komisariatin e Shijakut.

Deda konsiderohet një figurë me përvojë në radhët e institucioneve ligjzbatuese. Në të kaluarën, ai ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në sistemin e burgjeve, ku ka drejtuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, përpara rikthimit të tij në Policinë e Shtetit.

Ky transferim është pjesë e një procesi më të gjerë riorganizimi në nivelet drejtuese të policisë, i cili ka përfshirë disa komisariate dhe drejtori vendore në vend. Burime nga brenda institucionit bëjnë me dije se ndryshimet nuk do të ndalen këtu, pasi priten edhe emërime dhe lëvizje të tjera në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.