E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizjet në Prokurori/ Petrit Fusha “viktima” e parë
Lajme

Lëvizjet në Prokurori/ Petrit Fusha “viktima” e parë

Zgjedhja e Arta Markut në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, pritet të sjellë një sërë lëvizjesh në rangun e Prokurorive lokale. Në organin e Prokurorisë, mësohet se i pari Prokuror që pritet të lëvizë nga posti që mban është kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

Petrit Fusha ka po aq kohë në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, sa Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Pesë vite ka Llalla, po aq dhe Fusha. Katër vite si drejtues i Prokurorisë së Tiranës dhe një vit si zëvendësdrejtor. Petrit Fusha është një nga prokurorët më të pasur, pasuria e të cilit mund të shkojë në 1 milionë dollarë.

Mësohet se prokurori Fusha është i komanduar në Prokurorinë e Tiranës, dhe kështu lehtësisht Kryeprokurorja Arta Marku, mund ta kthejë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.