E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/ Arrestohet 33-vjeçari që fshihej në shpellë
Lajme

Lezhë/ Arrestohet 33-vjeçari që fshihej në shpellë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 33-vjeçarin Valentin Kovaçi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.

Kovaçi ishte shpallur në kërkim pas një kallëzimi të bërë nga një 30 vjeçare, e cila denoncoi se i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale, dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

33-vjeçari u gjet i fshehur në një shpellë ku qëndronte me shpresën për t’i shpëtuar arrestimit, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe një portofol dhe dy telefona celularë, të dyshuar si të vjedhur.

“Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijin të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”.

Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë , u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur“, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.