Lezhë/ Makina përplas motoçikletën, plagoset 65-vjeçari
Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, shtetasja K. B. duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Z. P. , 65 vjeç. Ky i fundit, Zef Paloka i cili po lëvizte me motoçikletë, ka marrë plagë të rënda në trup, teksa është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



