E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhjani bën për spital 48-vjeçarin, i plagosuri rrezikon të humbasë syrin
Lajme

Lezhjani bën për spital 48-vjeçarin, i plagosuri rrezikon të humbasë syrin

Autori përfundon në Psikiatri

Një sherr për motive të dobëta është regjistruar pasditen e së mërkurës në qytetin e Sarandës, duke përfunduar me plagosjen e rëndë të një 48-vjeçari.

45-vjeçari Gëzim Preçi, i lindur në Tiranë dhe banues në Lezhë, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me grushte dhe sende të forta 48-vjeçarin Gentjan Mustafa, banor i zonës së Shelegarit.

Personat që ndodheshin në vendngjarje kanë transportuar menjëherë të plagosurin drejt urgjencës së spitalit të Sarandës. Mjekët konfirmuan se 48-vjeçari kishte marrë goditje të rënda në fytyrë, poshtë syrit, çka i ka shkaktuar frakturë të kockës dhe hemorragji në sy.

Pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Gentjan Mustafa është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje dhe bënë arrestimin e 45-vjeçarit Gëzim Preçi, i cili akuzohet për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”.

Mësohet se autori kishte rreth një javë që qëndronte në Sarandë dhe kishte pasur edhe konflikte të tjera me qytetarë, por pa përdorimin e sendeve të forta si në rastin e fundit.

45-vjeçari ka shfaqur shqetësime të shëndetit mendor. Për këtë arsye, pavarësisht arrestimit, ai do të dërgohet me shtrim të detyruar në Spitalin Psikiatrik në Lezhë, në pritje të ekspertimit nga mjekët specialistë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.