Libi, mbi 2 mijë viktima, mijëra të tjerë të zhdukur nga përmbytjet apokaliptike
Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet katastrofike në Libi dhe mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Stuhia “Daniel” arriti në tokë të dielën, duke nxitur autoritetet të shpallin një gjendje ekstreme të jashtëzakonshme.
Edhe pse u morën masa, qytetet lindore të Bengazit, Sousse, Derna dhe Al-Marj u prekën të gjitha, ku përveç dëmeve të mëdha ka humbje jete.
Othman Abduljalil, ministër i Shëndetësisë, vizitoi qytetin më të goditur të Derna dhe e përshkroi atë një “qytet fantazmë”.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



