E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liderët e Evropës  mbërrjnë në Shtëpinë e Bardhë
Lajme

Liderët e Evropës mbërrjnë në Shtëpinë e Bardhë

Liderët kryesorë evropianë kanë nisur të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për samitin e shumëpritur me presidentin amerikan Donald Trump, i cili shihet si një moment kyç për koordinimin e qëndrimeve transatlantike mbi sigurinë, Ukrainën dhe marrëdhëniet me Rusinë.

I pari që arriti ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i ndjekur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, i cili u prit në South Lawn nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu ka mbërritur edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Në orët në vijim priten të mbërrijnë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti finlandez Alexander Stubb.

Axhenda sipas orës shqiptare

  • 18:00 – Mbërritja e liderëve evropianë në Shtëpinë e Bardhë
  • 19:00 – Trump pret presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy
  • 19:15 – Takim Trump–Zelenskyy në Zyrën Ovale
  • 20:15 – Trump përshëndet liderët evropianë në State Dining Room
  • 20:30 – Foto familjare e përbashkët
  • 21:00 – Takim i presidentit Trump me liderët evropianë në East Room

Ky samit konsiderohet një provë vendimtare për unitetin perëndimor përballë sfidave të sigurisë dhe presionit të vazhdueshëm nga Moska.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.