E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lidhja me spiunin/ Ja arsyet PSE kongresi i SHBA bllokoi ambasadoren e re
Bota

Lidhja me spiunin/ Ja arsyet PSE kongresi i SHBA bllokoi ambasadoren e re

Bashkëpunimi me ish-spiunin e shërbimit inteligjent britanik MI6, Christopher Steele, mund të jetë arsyeja e vërtetë pse Kathleen Ann Kavalec nuk ka marrë ende emërimin si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ajo është në pritje që nga korriku, kur emërimi i saj u paraqit në Komisionin e Marrëdhieve me Jashtë në Kongresin e SHBA. Steele është ish-agjenti i MI6 që përpiloi dosjen e pistë për bashkëpunim të Presidentit Donald Trump me Rusinë. Sipas emaileve dërguar Kongresit nga Departamenti i Drejtësisë, Kavalec, diplomate karriere, ka komunikuar me Steele gjatë kohës që ai përgatiste dosjen. Kontaktet e saj me ish-agjentin britanik dhe me zyrtarin e Departamentit të Drejtësisë, Bruce Ohr, i cili gjithashtu kontaktonte me Steele, duket se kanë penguar marrjen e postit të lënë bosh nga Donald Lu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.