E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ligji i Faljes/ Detyrime të papaguara? Keni një shans të dytë, i shlyeni deri më…
Lajme

Ligji i Faljes/ Detyrime të papaguara? Keni një shans të dytë, i shlyeni deri më…

Te gjithe ju qe keni tatime ende te pashlyera, keni edhe nje shans te dyte. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar elektronikisht në sistemin E-Filing 365 tatimpagues, të cilët përfitojnë nga raundi i fundit i zbatimit të Ligjit të Faljes.

Administrata Tatimore rikujton se data 31 dhjetor 2017 është afati i fundit i kryerjes së pagesave të detyrimit principal të papaguar në mënyrë që këta tatimpagues të përfitojnë jo vetëm fshirjen e gjobave dhe interesave të regjistruara deri në datën e hyrjes së ligjit në fuqi, por njëkohësisht dhe heqjen e çdo mase administrative të ndërmarrë kundrejt tyre për mbledhjen e detyrimit me forcë.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime principali të papaguara për periudhën 2011-2014, të kryejnë sa më parë pagesën e këtij principali për të përfituar fshirjen/shuarjen e të gjithë detyrimeve të tjera për gjoba dhe interesa të papaguara.

Tatimet kujtojnë se tatimpaguesit mund të konsultohen me legjislacionin tatimor lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja në Udhëzimin e Ministrisë së Financave i cili gjëndet i publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në rubrikën e Legjislacioni Tatimor.

Më herët tatimet njoftuan ka vijuar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin.

Nga ky proces kanë përfituar 28,158 tatimpagues. Deri në 15 nëntor shuma e faljes është 16 miliardë lekë, apo 117 milionë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.