E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lihen në burg 3 nga të arrestuarit për sulmin barbar ndaj dy qytetarëve në Krujë
Lajme

Lihen në burg 3 nga të arrestuarit për sulmin barbar ndaj dy qytetarëve në Krujë

Një sulm brutal në Krujë ndaj dy qytetarëve, i kryer me shkopin bejsbolli dhe armë nga anëtarë të fisit Rraja, ka përfunduar me lënien  në burg të tre nga katër personat e arrestuar. Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj janë dërguar në “arrest me burg”, ndërsa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Kujtim Bërdaku, u la me masën e “detyrimit paraqitje”.

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për tre prej tyre, ndërsa Gjykata e pranoi këtë masë. Dy qytetarët Bilbil Maja dhe Jashar Maja ishin sulmuar gjatë protestës së tyre kundër gurores së Delia Group për shkak të dëmtimeve të banesave nga shpërthimet e pakontrolluara.

Katër persona të arrestuar për këtë ngjarje kanë dalë para gjykatës sot, duke tronditur opinionin publik dhe duke sjellë ndryshime në qeveri. Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi sulmi barbar, janë paraqitur në sallën e gjyqit.

Bazuar në dosjen hetimore të prokurorit Ylli Basha, ngjarja e rëndë ndodhi më 6 korrik në orën 12:00. Bilbil dhe Jashar Maja ishin ulur në lokal, ku kishin planifikuar të bisedonin me inxhinierin e gurores për të kërkuar përdorimin e sasisë më të vogla të eksplozivit, pasi shpërthimet e pakontrolluara po shkaktonin dëme në banesa.

Në dëshminë e tyre, dy të dhunuarit kanë treguar detajet e sulmit ndaj tyre. Ata raportojnë se Xhemal dhe Flamur Rraja, të armatosur, hyrën papritmas në lokal dhe i sulmuan me dhunë, bashkë me disa persona të tjerë të afërm me ta. Bilbil Maja deklaroi se ishte goditur në kokë dhe trup, duke u lënë pa ndjenja në lokal.

Policia dhe prokuroria kishin kërkuar arrest me burg për tre të parët, ndërsa për Kujtim Bërdakun, pronarin e lokalit, u zbulua se nuk kishte kallëzuar krimin dhe kishte vepruar për pengimin e së vërtetës duke mos siguruar pamjet nga kamera e sigurisë për policinë.

Të dhënat tregojnë se ishin vetë pjesëtarë të fisit Maja që filmuan dhe dokumentuan sulmin. Bilbil Maja kishte denoncuar më parë në policinë dëmtimet nga shpërthimet e gurores dhe kishte bërë disa përpjekje për të bllokuar kamionët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.