Lihet në qeli 38-vjeçari, që vodhi 15 mijë euro në banesën e mjekut

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Olsi Bibollari, i cili akuzohet se vodhi 15 mijë euro në banesën e mjekut Eqerem Hasani, i cili është edhe shefi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT.
Prokuroria ka kërkuar masë arresti për 30 ditë, e cila u pranua nga gjykata.
Para togave të zeza Bibollari ka mohuar akuzat.
“Nuk i kam vjedhur paratë, atë ditë kam qenë vërdallë, nuk më kujtohet”, mësohet të ketë thënë ai.
Policia njoftoi se shtëpinë e autorit, sekuestroi shuma parash të dyshuara nga ato që u vodhën në banesën e mjekut. Po ashtu u sekuestrua një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë momentit kur ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e doktorit, ngjarje e ndodhur më 25 gusht.
Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Olsi Bibollari rezulton të jetë pronar i një restoranti dhe aksioner tek një lokal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



