LINDITA NIKOLLA RRËFEHET PAS SHKARKIMIT: GOTA U THYE NË DORËN TIME
Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka qenë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘A Show’ të Adi Krastës, ku ka folur për herë të parë pas shkarkimit.
E pyetur nga moderatori, Nikolla është shprehur se ka qenë tepër e ngarkuar psikologjikisht këto kohë pasi nuk e priste që protestat të shpërthenin në ‘sektorin e saj, në Arsimin e Lartë’ dhe se gota u thye në dorën e saj.
Krasta: Teksa shkëmbenim mesazhe teksa të shkruaja që do bënim intervistë, nuk e di në e mbani mend ju thatë që Adi këtë javë jam psikologjikisht e ngarkuar…Pse ishit ju psikologjikisht e ngarkuar?
Nikolla: Po sigurisht, se kalimi nga një gjëndje në një gjendje tjetër… Unë nuk mund të bëj të paditurën dhe të mos e përsëris prapë: Gota u thye në dorën time!
Krasta: Pra, ju u mërzitët që u shkarkuat…
Nikolla: Jo nuk u mërzita që u shkarkova, por pse pikërisht në sektorin tim, në sektorin e Arsimit të Lartë dhe në një mënyrë krejt të beftë dhe pa pasur përshkallëzime, sepse gjithmonë protestat studentore kanë një lloj përshkallëzimi, unë thjesht i kam parë poshtë dritares sime një masë të madhe studentësh për të vijuar pastaj me gjithçka tjetër që ju e dini. Kjo ka qenë një moment që nuk e kam përjetuar, qoftë edhe me ngarkesat e gabimeve që mund të jenë bërë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



