E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lindita Nikolla:Unë jam e gatshme të marr të gjithë përgjegjësinë
Politikë

Lindita Nikolla:Unë jam e gatshme të marr të gjithë përgjegjësinë

Protesta e studentëve duket se e ka detyruar atë të bëjë edhe një bilanc te parakoshem te punes se saj, duke ngritur dyshimet se ishte fjalimi i lamtumires se Lindita Nikolles.

Pjese nga fjala e Lindita Nikolles:

Në këto 5 vite mbyllëm 22 Universitete dhe hoqëm nga tregu dhjetëra dhe mijëra diploma pa vlerë. Por koha do të flasë. Akredituam ndërkombëtarësisht për herë të parë të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.

Studentët kanë të drejtë. A është problemi i arsimit tonë të lartë çmimi i dijes apo vetë cilësia me të cilën dija jepet? Ligji i ri ka krijuar kushte për një erë të re në arsimin e lartë, por ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët në protestë gjithkush ka të drejtë të tregojë gishtin, askush ndoshta nuk do të dëshironte të ishte në vendin tim.

“Lindita Nikolla dil Nga Ministra, të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria” . Unë dola.

Po, studentet kanë të drejtë por ftesa për të zhvilluar një betejë më të vështirë është drejt tyre sot duke parë të vërtetën në sy përmes një dialogu për të transformuar cilësitë. Unë jam e gatshme të marr të gjithë përgjegjësinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.