E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Linkloni i blinduar që shpëtoi dje Ramën nga Gjuta?
Publik News

Linkloni i blinduar që shpëtoi dje Ramën nga Gjuta?

Të gjithë iu ka bërë përshtypje ditën e djeshme mbërritja e një mjeti të blinduar për të marrë Edi Ramën nga selia e Partisë Socialiste. Në kohën kur policia e shtetit është e gjitha në këmbë për të sekuestruar mjetet e blinduara edhe pse poseduesit mund t`i kenë të blera dhe me dokumentacion të rregullt, papritur del në skenë një tjetër mjet i kësaj kategorie dhe që thuhet se i përket shtetasit Olsi Rama.

Olsi është vëllai i kryetarit të PS-së, Edi Ramës, i cili ditën e djeshme nuk u lejua nga Garda të përdorte mjetin e tij të kryeministrisë nga frika se aty kishte kaluar me armë Vladimir Gjuta, djali nga Kukësi që u akuzua sikur donte t`i bënte keq Kryeministrit. Në lidhje me makinën e blinduar që shkoi dhe mori kryeministrin Rama ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.


Postimi i plotë i Gazmend Bardhit

“Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër? Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.