E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liri Belishova thirri sonte vdekjen!
Publik News

Liri Belishova thirri sonte vdekjen!

Bledi Mane
Kur dielli i ktheu shpinen Tiranes dhe muzgu po pertonte te mbulonte qytetin, ajo rrembeu telefonin dhe me duart qe i dridheshin formoi numurin, nuk priti qe te degjonte fjalen “po”, e direkt i foli ne emer pa frike e pa elozhe :
-Hajde, hajde mortje me merr se jam vetem. Im bir ka dale nga shtepia dhe dua te me marresh me vete pa më parë askush duke u dorezuar ne krahet e tu. Hajde mortje, hajde se do ikim bashke!

Vdekja u çudit sepse rralle here ne Shqiperi kishte hasur njerez kaq trima sa te merrnin guximin e ti kerkonin favore jo per te jetuar edhe pak, por per ti ikur jetes. Dhe me tronditese ishte kjo telefonate sepse vdekjen e telefononte nje grua, nje grua e hekurt e ndryshkur nga e djeshmja, nga dhimbjet, vuajtjet, internimet…
Te henen e parafundit te prillit te 2018, Liri Belishova, njeriu i dy simboleve te rralla qe i mungojne ketij vendi, vdiq. Vdiq gruaja qe pranoi jo vetem ne heshtje por dhe me kurajo mekatet e komunizmit qe i sherbeu me pathos. Vdiq gruaja qe u masakrua bashke me familjen e saj nga regjimi per te cilin luftoi aq fort.

Personalisht e adhuroja, e respektoja, ia perjetoja brengat, ia vleresoja mekatet dhe faljen, me nxiste te pranoja te djeshmen, te toleroja te sotmen e ti perkushtohesha te ardhmes.
Liri Belishova e thirri vete vdekjen pavaresisht se vdekja nuk e besonte. Nuk e besonte sepse kishte 40 vjet qe e torturonte çdo dite dhe Liria nuk jepej. Gruaja qe kurre nuk mbolli hakmarrje, vdiq në stinën kur çel dashuria.
Muzgu ndoshta dinte diçka ndaj iu vonua Tiranës. Gratë kurajoze e kanë shpirtin si dritë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.