E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liria e medias në Shqipëri, KAS: Dy projektligjet e Ramës paraqesin rrezikun e censurës
Lajme

Liria e medias në Shqipëri, KAS: Dy projektligjet e Ramës paraqesin rrezikun e censurës

Në një tryezë diskutimi, që po mbahet sot për lirinë e medias ka  folur edhe Walter Glos, president i Fondacionit KAS për Shqipërinë.

Ai ka shprehur shqetësimin rreth 2 projektligjeve të qeverisë për ndërhyrjen në media.

Glos ka thënë:

E di se disa media dhe përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre dy projektligjeve. Ato paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias. Nëse shteti merr kontrollin mbi median, në çfarëdolloj forme, është një pikëpyetje e madhe.

Ndërsa nga ana tjetër përfaqësues të organizatave ndërkombëtare i kanë bërë apel kryeministrit Rama t’i tërheqë këto projekte, çka do të thotë se diçka nuk shkon me projektligjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.