lirohet ish- kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, ishte në burg për drogë në Itali
Ish- kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është liruar pasi ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Fermos.
Kajmaku u arrestua në Itali gjatë një operacioni antidrogë, pasi kishte fshehur 20 kilogram drogë në një vazo me lule.
Gjykata ka deklaruar gjithashtu se pafajësinë e ka marrë edhe nipi i Kajmakut.
Kujtojmë se në seancën gjyqësore Kajmaku u mbrojt nga avokatët Ariol Kondi dhe Paolo Rossi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



