Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, është liruar nga burgu, pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit.
Sipas “Euronews”, Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën për liri pasi ka përfunduar dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.
Në korrik të vitit të kaluar Tushe u dënua me 2.4 vite burg.
Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë, me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
Tushe ka dalë edhe në përgjimet e SPAK-ut, teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve dhe familjarëve të tij. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, ai u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Lushnjës./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



