E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet nga burgu ortaku i Pablo Eskobar
Publik News

Lirohet nga burgu ortaku i Pablo Eskobar

 

Një prej bashkëthemeluesve të Kartelit të Medelinit, ortak me Pablo Eskobar, është liruar pas 30 viteve në burg dhe është ekstraduar në Gjermani.

Carlos Lehder Rivas ishte ndër të parët që trafikoi kokainë nga Kolumbia drejt SHBA në vitet 1970-1980.

Tashmë 70 vjeçar, Rivas ka nënshtetësi kolumbiane dhe gjermane, ndërsa më herët ishte dënuar nga një Gjykatë amerikane me 134 vite burg, por pas bashkëpunimit me autoritetet kaloi në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, raporton Der Spiegel.

I lindur në Armenia të Kolumbisë, nga një baba gjerman dhe një nënë kolumbiane në vitin 1949, Lehder kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në shtetin amerikano-jugor, para se të shkonte në Nju Jork në moshën 15-vjeçare kur prindërit e tij u ndanë.

Sipas asaj që është raportuar në mediat kolumbiane, në SHBA ai u përfshi në botën e krimit, i dënuar për herë të parë në vitin 1973 për vjedhje makine. Në burg ai lidhi miqësi me trafikantin e drogës George Jung, të dy nisën rrjetin e trafikut të kokainës në SHBA.

Pasi u arratis për në Kolumbi kur DEA e shpalli në kërkim, Lehder u bë pjesë e Kartelit të Medelinit dhe operacioneve të Pablo Escobar. Në vitin 1987 bosi i drogës e spiunoi tek autoritetet kolumbiane dhe ai u arrestua, për t’u ekstraduar më pas në SHBA.

Duke qenë se është dënuar një herë në SHBA, nuk do të gjykohet më për të njëjtat krime në Gjermani.

“Der Spiegel” shkruan gjithashtu se Lehder, i cili nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Hitlerin, do të jetojë i ndihmuar nga një grup bamirësie në Gjemani.

Raportohet se Lehder është sëmurë dhe udhëtimi i tij në Gjermani mendohet të jetë i fundit në jetën e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.