Lista e pasurive të sekuestruara të Argita dhe Jamarbër Malltezit
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Argita Malltezit dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë.
Vendimi u shpall këtë të premte, më 16 janar 2026, nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Apeli shqyrtoi ankimin e paraqitur nga A.M. dhe J.M., lidhur me vendimin nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që kishte vendosur sekuestrimin preventiv të pasurive.
Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO, Apeli vendosi miratimin e plotë të vendimit të Shkallës së Parë, duke e konsideruar të ligjshëm sekuestrimin e pasurive në kuadër të hetimeve penale në vijim.
Pasuritë në fjalë janë sekuestruar në kuadër të hetimit për aferën e njohur si “Partizani”, një çështje që vijon të jetë nën hetim nga SPAK. Hetimet përfshijnë dyshime për përfitime të paligjshme dhe pastrim parash, ndërsa sekuestrimi është vendosur si masë preventive për të garantuar interesin e hetimit.
Bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm pasurish, që përfshijnë shuma të mëdha parash në llogari bankare, apartamente, njësi shërbimi, truall, vila, si edhe kuota pronësie në shoqëri tregtare. Vendimi i Apelit vulos për momentin mbajtjen nën sekuestro të gjithë këtij portofoli pasurish, deri në përfundimin e hetimeve dhe marrjen e një vendimi përfundimtar nga drejtësia.
LISTA E PLOTË E PASURIVE TË SEKUESTRUARA
-
Shuma prej 63 657.10 euro në llogari bankare në monedhë euro, në emër të Jamarbër Malltezit.
-
Shuma prej 2 699 408.46 lekë në llogari bankare në monedhë lek, në emër të Jamarbër Malltezit.
-
Shuma prej 29 259.43 USD në llogari bankare në monedhë USD, në emër të Jamarbër Malltezit.
-
Shuma prej 62 018.49 euro në llogari bankare në monedhë euro, në emër të Jamarbër Malltezit.
-
Shuma prej 45 705.66 euro në llogari bankare në monedhë euro, në emër të Jamarbër Malltezit.
-
Shuma prej 26 492.72 euro në llogari bankare në monedhë euro, në emër të Jamarbër Malltezit.
-
Apartament me sipërfaqe 128.3 m², rruga “Mustafa Matohiti”, godina 7, hyrja 2, apartamenti 8.
-
Bodrum 18 m², rruga “Mustafa Matohiti”, ZK 8160.
-
Bodrum 28 m², rruga “Mustafa Matohiti”, ZK 8160.
-
Apartament 195 m², rruga “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati 8, apartamenti 25.
-
Pasuri me sipërfaqe 102.60 m², ZK 8160.
-
Apartament 208.20 m², rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë.
-
Pasuri nr. 4/90-G6, ZK 8270.
-
Pasuri nr. 370/18 në bashkëpronësi të Jamarbër dhe Argita Malltezit.
-
Apartament 346.1 m² me sipërfaqe të përbashkët 70.3 m².
-
Apartament 356.3 m² me sipërfaqe të përbashkët 68.8 m².
-
Njësi shërbimi 459.6 m² me sipërfaqe të përbashkët 38.7 m².
-
Njësi shërbimi 379.6 m² me sipërfaqe të përbashkët 38.7 m².
-
Njësi shërbimi 459.6 m² me sipërfaqe të përbashkët 43.3 m².
-
Apartament 375 m² me sipërfaqe të përbashkët 31.1 m².
-
Truall dhe vilë (apartament dupleks) me sipërfaqe trualli 187.7 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 76.23 m² për kat.
-
Njësi 107 m², rruga “Frosina Plaku”, kati përdhe.
-
45% e kuotave të shoqërisë “Homeplan” sh.p.k.
-
100% e kuotave të shoqërisë “Magnet IMO” sh.p.k.
-
60% e kuotave të shoqërisë “Magnet Gym&Fit” sh.p.k.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



