E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LISTA/ Këta janë të famshmit që nuk zotërojnë as diplomën e shkollës së mesme
Publik News

LISTA/ Këta janë të famshmit që nuk zotërojnë as diplomën e shkollës së mesme

Sa herë përmenden të famshmit sa i përket shkollimit të tyre, mendojmë se të gjithë kanë të përfunduar shkollimin fillor e atë të mesëm, ose edhe të lartë.

Por, ka prej atyre që as diplomë të shkollës së mesme nuk kanë.

Aktorja e njohur, Jennifer Lawrence, fituesja e çmimit “Oscar”, ka lënë shkollën e mesme në gjysmë për tu bërë aktore. “Jam edukuar vetë”, ka thënë ajo gjatë një interviste. “Doja të krijoja vetë rrugëtimin tim”, ka thënë aktorja.

Gjithashtu, edhe këngëtarja me renome botërore Rihanna ka ndërprerë shkollimin e mesëm për karrierën e saj muzikore. Këngëtarja ka braktisur Barbadosin, vendlindjen e saj, në moshën 15 vjeçare pas një audicioni me producentin Evan Rogers.

Edhe këngëtarja tjetër e njohur, Katy Perry, nuk ka marrë diplomë të shkollës së mesme kurrë sepse familja e saj ishte vazhdimisht në lëvizje. “Më largonin nga shkolla… dhe nganjëherë jam shkolluar në shtëpi”, ka thënë Perry. “Kam mësuar ta edukojë veten në këtë fazë”, shtoi ajo.

Ndër të famshmit tjerë që nuk kanë kryer shkollimin e mesëm janë edhe Simon Cowell, Jessica Chastain, Jay Z, Eminem, Daniel Radcliffe, Hilary Swank, Avril Lavigne, Seth Rogen, Jim Carrey, Lil Wayne, Keanu Reeves dhe Jude Law.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.