E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE| Mbrojtës Roshi, Franca “shpartallon” kuqezinjtë për 45 minuta (VIDEO)
Sport

LIVE| Mbrojtës Roshi, Franca “shpartallon” kuqezinjtë për 45 minuta (VIDEO)

Nëse ka një mënyrë se si mund t’u falësh ndeshjen kundër kampionëve të Botës, atë me siguri e ka gjetur Edi Reja. Vendimi i italianit për të vendosur Odise Roshin mbrojtës krahu në të majtë dhe për ta spostuar atë në të djathtë, ishte jo vetëm i gabuar, por gati në nivele amatore.

bandicam 2019-09-07 20-52-50-711

 

 

Natyrisht, Shqipërisë nuk mund t’i kërkosh që të mund Francën, por ama të luajë normalisht dhe t’i bëjë gjërat thjesht. Paraqitja e sotme e kuqezinjve u kushtëzua e gjitha nga një “shpikje” e 73-vjeçarit Edi Reja, teksa e spostoi sulmuesin e dytë të Shqipërisë, si mbrojtës krahu në të majtë.

bandicam 2019-09-07 20-55-00-205

Jo vetëm që e dorëzoi ndeshjen tek gjelat, por vuri në vështirësi të mëdha edhe një prej futbollistëve më cilësorë si Roshi, që u pa qartë se e humbi toruan edhe pas golit të dytë, që për fat të keq erdhi sërish për një gabim të tijin. Nuk ishte faji i fierakut. Ishte thjesht një eksperiment i dështuar i stafit të kombëtares, që zhgënjeu edhe njëherë shqiptarët në këto 45 minuta ta para. Shqipëria vuajti pa masë në pjesën e parë dhe praktikisht nuk gjuajtëm asnjëherë në portë.

LIVE| FRANCË – SHQIPËRI  2-0

Koman 8′ , Zhiru 27′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

40’ Roshi merr fundoren  dhe nis harkimin e radhës nga e djathta drejt zonës, por Balaj përsëri nuk arrin devijimin me kokë.

37′ Niset Antuan Grizman, topi stampohet në traversë! Me fat Shqipëria në këto momente teksa shpëton nga pësimi i golit të tretë!

36′ Penallti për Francën, pas ndërhyrjes së gabuar të Mavrajt ndaj Lukas Hernandez. Për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit.

28′ Shqipëria provon të kundërpërgjigjet me Balajn, por gjuajtja e sulmuesit me kokë brenda zonës, shkon ngjitur me shtyllën.

27′ GOL FRANCA 2-0/ “Gjelat” dyfishojnë rezultatin, shënon Oliver Zhiru. Top i gjatë nga prapavija këtë herë në krahun e majtë të sulmit francez. Roshi në kundërkohë nuk arrin të devijojë, teksa Hernandes e kthen drejt qendrës për Zhiru që nuk fal!

23’ Grizman kalon në shpejtësi Hysajn, por Gjimshiti me shpejtësi mbyll mirë duke fituar më pas një rivënie anësore.

17′ Elseid Hysaj fiton goditjen e parë nga këndi për Shqipërinë, kroson Bare, por largon Varan i vëmendshëm.

12′ Pranë golit të dytë Franca, Gjimshiti largon një top të gjuajtur me kokë nga Zhiru, i cili po i drejtohej rrjetës.

8′ GOL FRANCA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Koman kalon në avantazh “gjelat”, pas një asist fantastik të Varan. Ylli i Bajernit depërton bukur nga e djathta dhe i vetëm përballë Strakoshës, nuk ka falur duke gjetur rrugën e rrjetës. 

5′ Bare harkon nga e majta, provon Uzuni me kokë, jashtë kuadratit. Shqipëria ushtron presing në këto minuta.

3′ Franca fiton goditjen e parë nga këndi. Kroson Grizman, për Lengle, i cili provon me kokë, por topi shkon mbi traun e Strakoshës.

2′ Shqipëria e nis në sulm ndeshjen, teksa provon të rrezikojë me Baren, i cili harkon nga një goditje dënimi, por pa problem për kampionët e botës.

1′ Ka startuar me 7 minuta vonesë sfida për shkak të gafës me himnin shqiptar.

FORMACIONET ZYRTARE:

FRANCA: Loris, Pavar, Varan, Lengle, Lukas, Toliso, Matuidi, Koman, Grizman, Lemar, Zhiru. Trajner: Didie Deshamp.

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, Bare, Uzuni, Balaj. Trajner: Edoardo Reja.

Formacionet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.