E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE/ Protestuesit përplasjen me FNSH, përdorët spraj lotsjellës
Politikë

LIVE/ Protestuesit përplasjen me FNSH, përdorët spraj lotsjellës

Tensionohet situata në Shkodër, përfaqësuesit e opozitës janë përplasur me forcat rendit.

Gjatë tubimt, forcat e rendit kanë përdorur sprajt gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e opozitës, të cilët kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Forca të shumta që mbajnë nën rrethim Shkodrën, në pritje të ardhjes së kryeministrit Edi Rama, kanë sulmuar me gaz qytetarët që kishin dalë në shesh, duke mos kursyer as gratë dhe as të moshuarit.

Në një prononcim për mediat, kryetarja e baskisë Voltana Ademi u shpreh se qytetarët janë në të drejtën e tyre, ndërsa shtoi se, policia nuk duhet të gjuajë me asgjë.

“Të gjuaj me gaz lotsjellës dhe të provokojë, nuk ka të drejtë. Ne kemi të drejtë të thërrasim Rama ik, mafiozë ikni. Policia nuk duhet të gjuajë me asgjë. Gojën nuk na e mbyllin dot as me gaz dhe as me helm. Nuk jemi të armatosur, kërkojmë vetëm qetësi. Jemi në të drejtën tonë të mos guxojë të vijë në Shkodër. Jemi në të drejtën tonë, që banda kriminale, të mos guxojë të shkelë në Shkodër. Nuk ka asnjë arsye që policia të gjuajë mbi njerëzit”, tha Ademi.

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.