E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE/ Tensione para Kuvendit, tentohet të çahet kordoni, policia: Mos hidhni kapsolla, merrni masa…
Politikë

LIVE/ Tensione para Kuvendit, tentohet të çahet kordoni, policia: Mos hidhni kapsolla, merrni masa…

 

UPDATE/ Ora 11:38/ Tensionohet situata, protestuesit shtyjne kordonin e policise dhe hedhin kapsolla dhe flakadante…

 Ora 11:15

Vijon protesta e qytetareve jashte ambienteve te Kuvendit, ndersa ne salle ku po vijon punimi i senaces.

Ne foltoren e improvizuar jashte kuvendit, protestues te rinj, studente, kane marre fjalen duke bere thirrje per largimin e Edi Rames.

“Jam student, mos na provokoni me policine e Sander “Leshit”, se do te terheqim zjarre ne sheshin Skenderbej”, u shpreh nje protestues.

protesta-ramaik-ik

Ora 10:10/ Protestuesit e opozitës janë grumbulluar sot para godinës së Parlamentit me thirrjet: “Rama ik, Rama ik. Rama në burg!”.

Në mungesë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani,  protesta po drejtohet nga numri dy i PD-së, Edi Paloka dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Kësaj proteste iu bashkuan edhe banorët e “Astirit”, të cilët që në orët e para të mëngjesit u përplasen me forcat e rendit.

Burime nga PD bëjnë më dije se të rinjtë e FRPD do të mbajnë fjalime para Parlamentit, ndërkohë që janë parashikuar të flasin edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

3fc09440-b4bb-4f55-8837-bda3d979a378

Ora 9:55 – Banorët e “Astirit” dhe protestuesit e opozitës pas tensioneve me forcat e rendit janë larguar nga hyrja e Ministrisë së Brendshme dhe janë drejtuar para godinës së Parlamentit, aty ku është mbledhur dhe pjesa tjetër e tubuesve.

Në disa raste protestuesit kanë tentuar të mbajnë të rrethuar hyrjen tek Pedonalja, për të penguar në këtë mënyrë hyrjen e deputetëve të maxhorancës.

Por gjatë këtyre tentativave janë ndaluar nga forcat e rendit që kanë ruajtur perimetrin e sigurisë.

protesta-ministria-brendshme-astiri-parlamenti-sherri-shtyrja123456
ORA 09:40/ Ka nisur grumbullimi i protestuesve të parë, të cilët janë përplasur me policinë pranë Ministrisë së Brendshme, aty ku është krijuar kordoni.

Protestuesit, banore te Astirit, kanë dashur që të kalojnë përmes kordonit duke shkuar prane hyrjes se pedonales, per te mos lejuar futjen e deputeteve ne Parlament, por forcat e  policisë nuk i kanë lejuar, duke krijuar kështu tension mes tyre.

I pranishem eshte edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

“Keta police po mundohen qe te krijojne nje hapesire per te shoqeruar njerez ne polici, ndaj dhe po krijone perplasje, me urdher nga Rama”, eshte shprehur Balliu.3fc09440-b4bb-4f55-8837-bda3d979a378

Ora 08:06/ AXHENDA/ Sot mblidhet Kuvendi, opozita mobilizohet për protestë. Mungon Basha

Opozita do të protestojë sërish sot përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e qeverisë. Në koherencë të plotë me zhvillimet e seancave plenare, opozitarët do të organizohen sërish sot përpara Parlamentit, ndërkohë që deputetët e shumicës do të zhvillojnë seancën e radhës plenare.

Organizimi i protestës do të jetë i njëjtë me atë të protestave të mëparshme, ndërkohë që mësohet se peshën kryesore do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së. Kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë sot në protestë për shkak të angazhimeve që do të ketë jashtë vendit.

Mësohet se Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Nga ana tjetër, edhe Policia ka hartuar një plan të detajuar masash, për të mos lejuar përplasjen e protestuesve me deputetët e shumicës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.