Llangozi zbardh prapaskenat: PS–PD, pazar për Avokatin e popullit
“Fituesi ishte vendosur para votimit”
Avokati Arben Llangozi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjen e Endrit Shabanit në postin e Avokatit të Popullit, duke e cilësuar procesin si të paracaktuar dhe të ndërtuar mbi një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës.
Në një postim në Facebook, Llangozi shprehet se rezultati ishte i njohur shumë kohë përpara se të zhvillohej votimi në Kuvend dhe madje para se kandidatura të shpallej zyrtarisht.
“Kur një njeri del fitues para se të hyjë në garë, kjo nuk quhet demokraci, por skenar”, shkruan Llangozi, duke shtuar se procesi nuk përfaqëson një zgjedhje reale institucionale, por një marrëveshje të bërë në prapaskenë.
Sipas tij, zgjedhja e Avokatit të Popullit është produkt i një “pazari të pistë” mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, i maskuar pas procedurave formale ligjore dhe votimit parlamentar.
“Në letër bëhet votim, në realitet bëhet pazarllëk. Dhe faturën e paguan qytetari, i cili pret një mbrojtës të të drejtave, por merr një produkt të marrëveshjeve politike”, thekson avokati.
Llangozi kritikon ashpër edhe rolin e opozitës, duke deklaruar se në Shqipëri nuk ekziston një opozitë reale, por vetëm role të ndara për opinionin publik dhe bashkëpunim të heshtur kur bëhet fjalë për interesa të përbashkëta.
“Sot bëjnë sikur kundërshtojnë, nesër tërhiqen, pasnesër nuk janë në sallë, ndërsa vendimi kalon ashtu siç ishte rënë dakord”, shkruan ai, duke shtuar se publikut i mbetet vetëm të shohë një shfaqje politike që më pas paraqitet si proces i rregullt institucional.
Reagimi i Llangozit vjen në një kohë kur zgjedhja e Avokatit të Popullit ka nxitur debate dhe dyshime mbi pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe marrëdhënien reale mes mazhorancës dhe opozitës në vend.
Reagimi i plotë:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



