E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Llesh Buruku, pronari i lokalit që ju vu eksploziv kërcënoi gazetaret
Lajme

Llesh Buruku, pronari i lokalit që ju vu eksploziv kërcënoi gazetaret

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 1 e 30 në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit Llesh Buruku.

Ky i fundit ka kërcënuar gazetarët të cilët kanë shkuar në vendngjarje, për të marrë detaje lidhur me ngjarjen, duke thënë prerë që ngjarja nuk do të transmetohej në asnjë media, pasi ai nuk do e lejonte.

Buruku mësohet se ka pasur një armë në dorë me të cilën ka kërcënuar gazetarët që të mos afroheshin pranë lokalit të tij. Në vendngjarje sipas gazetarit të Fax News nuk ndodhej asnjë efektiv i policisë, dhe ata janë detyruar që të komunikojnë personalisht me shefin e policisë në Laç, i cili iu është përgjigjur se ishte me leje.

Vetëm pas publikimit të lajmit në Fax News shefi i komisariarit ka telefonuar gazetarin duke i thënë se Buruku do të jepte llogari për kërcënimin ndaj tij.

 ‘’Në mëngjes shkuam të filmonim, shkuam në mënyrë njerëzore fillimisht, duke uruar që ngjarja të mos përsëritej, ju prezantuam. Në ato momente zotëria tha që kjo nuk do dalë në media, nxorri telefonin dhe i bëri foto makinës, më pyeti për emrin. ‘’Po e pashë në media do kemi punë bashkë tha’’.

 Më ra telefoni dhe nxori pistoletën nga brezi, dhe donte që të ma merrte. Erdhën ca miq të tij dhe i bllokuan armën, i rashë disa herë shefit të policisë së Laçit dhe nuk u përgjigj, pasi i dërguam sms-në për gjendjen, ai na u përgjigj ‘’jam me leje, të fala’’. Se kujt ti bëja të fala unë, atij që më nxori pistoletën”, shprehet gazetari i Fax News.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.