E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lleshaj  siguron qytetarët se siguria do jetë e  plotë  në Bulevardin e Ri    do apo nuk do opozita !
Politikë

Lleshaj siguron qytetarët se siguria do jetë e plotë në Bulevardin e Ri do apo nuk do opozita !

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë reagimin e tij të parë pas pas grabitjes së ndodhur sot në Rinas, por reagimi i tij nuk lidhej me ngjarjen e rëndë, siç priste publiku, por…kundër sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.

Më herët, zyrtari i lartë demokrat deklaronte se policia është e angazhuar kundër banorëve tek Bulevardi i Ri dhe i ka hapur rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend.

Ky fakt i ka prishur “rehatinë” ministrit Lleshaj i cili ka shpërthyer në sulme kundër opozitës në një kohë që, më e pakta, duhet të heshtë në këto kohë kur krimi ka “kapur për fyti” Shqipërinë.

Policia e Lleshajt, në vend që të merret me ruajtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve dhe bizneseve, merret cdo ditë me plane masash kundër protestuesve paqësore apo “kërbaci” i qeverisë kundër qytetarëve që mbrojnë shtëpitë e tyre, rasti i Bulevardit të Ri dhe Unazës…

“Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”, shkruan parrullën e rradhës Lleshaj, fjalë të cilat as ai vetë nuk i beson.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.