E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
lojtarët  e Las Palmas  humbin avionin për ndeshjen e sotme
Lajme

lojtarët e Las Palmas humbin avionin për ndeshjen e sotme

Aventurë e pakëndshme për skuadrën  e Las Palmas. Klubi i La Liga është përballur me një telash të pazakontë para sfidës së sotme ndaj Seviljes, pasi një pjesë e futbollistëve kanë humbur avionin për shkak se kanë dalë për kafe, duke u bërë objekt talljesh në rrjet nga tifozët.Klubi i Las Palmas kishte organizuar udhëtimin në darkën e të shtunës për sfidën e sotme që luhet në Sevilje dhe udhëtimi do të bëhej me tranzit në Madrid. Në fillim lojtarëve u tha se do të kishte një vonesë në nisjen e avionit dhe një grup prej 15 futbollistësh dhe 2 fizioterapistë shkuan në një nga lokalet e njohura të aeroportit të Gran Kanarie.

Ata u vonuan për t’u paraqitur më pas në check-in dhe humbën avionin me të cilin pjesa tjetër e ekipit udhëtoi fillimisht drejt Madridit e më pas drejt Seviljes. Sigurisht klubi u vu në lëvizje dhe u detyrua të organizonte një udhëtim charter për futbollistët që kishin mbetur në aeroport, në mënyrë që edhe ata të mbërrinin në orët e para të mëngjesit të së dielës në Sevilj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.