Lojtari i Juventusit i ofrohet Lacios, menaxheri: Taren e kam mik…
Gjithsesi, sulmuesi duket se tashmë është rikuperuar plotësisht dhe kërkon një shans, ndoshta jo në Torino, por diku tjetër, për të qenë protagonist në fazën e dytë të Serisë A, me menaxherin e tij, Marko Naleteliç, i cili duket se e ka një ide për klientin bardhezi, duke përfituar edhe nga shoqëria me shqiptarin Igli Tare.
“Marko u pa qartë që ishte shumë i lumtur për t’u rikthyer në fushë, pas një periudhe shumë të gjatë. I mungonte atmosfera e shtëpisë që thith në Torino, ku ndeshjen e fundit, në këto nivele, e kishte luajtur gati 3 vite më parë. Ishte një mungesë e gjatë, një seri dëmtimesh të vështira, por tashmë është rikthyer. Madje, gjëja më e bukur ishte fakti që u prit mirë jo vetëm nga tifozëria, por edhe nga shokët e ekipit. Ka vlerësimin maksimal të tyre, por edhe të trajnerit Sarri dhe stafit të tij. Diçka e tillë është shumë pozitive. Ku do të jetë e ardhmja e tij? Do ta bisedojmë këto ditë dhe do të gjejmë një marrëveshje në të mirë të Pjacës dhe të Juventusit. Po ju zbuloj se u pëlqen shumë skuadrave në Itali, mes të cilave edhe Lacios. Ai që ma ka kërkuar personalisht është Tare, me të cilin dëgjohem shpesh, pasi Igli është një ndër miqtë e mi më të ngushtë. Gjithsesi, mes nesh nuk ka pasur kurrë një bisedë serioze për Markon dhe ndoshta për rolin që mbulon klienti im, Lacios nuk i duhet për momentin”, u shpreh Marko Naleteliç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



