Lojtari i Liverpool, apel shokëve: Të inspirohemi nga Man City
Trent Alexander Arnold u ka thënë lojtarëve të skuadrës së tij që të inspirohen nga Manchester City.
Liverpool dhe Manchester City janë duke bërë një garë shumë interesante në luftën për titullin e Premierligës.
Në xhiron e kaluar të Premierligës, “Citizens” arritën që të ndalin serinë pa humbje të Liverpool duke i mposhtur me rezultatin 2:1.
Por, Arnold ka thënë që nga kjo humbje ata duhet të inspirohen.
“Secila humbje dhemb. Port ë humbësh nga City është e rëndë sepse kemi qenë në seri të gjatë pa humbje” ka thënë mbrojtësi anglez.
“Kemi pasur shumë fitore këtë sezon dhe po e shijojmë momentin. E dinim se do të mposhteshim në një ndeshje sepse futbolli është kështu” ka thënë tutje Arnold.
“Por City gjithashtu humbën serinë pa humbje në “Anfield” sezonin e kaluar, në të njëjtën pikë. Ata vazhduan me një seri të gjatë të fitoreve më pas. Kjo është ajo që bëjnë skuadrat e mëdha” ka thënë ai duke kërkuar që të inspirohen nga kjo gjë.
Liverpool ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Wolverhampton në kuadër të FA Cup.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



