E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lojtarii Kukësit,  rebelohet nga rroga dhe përjashtohet nga skuadra
Publik News

Lojtarii Kukësit, rebelohet nga rroga dhe përjashtohet nga skuadra

Kukësi ishte një ndër klubet më aktive në merkaton e verës, sidomos në momentet e fundit të saj. Nga skuadra nënkampione u larguan 14 lojtarë dhe po aq u afruan. Një ndër ta ishte edhe mesfushori nga Guinea, Omar Kamara. Por, tashmë gjërat nuk po shkojnë siç ishin parashikuar te Kukësi. 

omar kamara kukesi

 

 

Mbas 12 javësh kampionat, Kukësi gjendet në vendin e pestë me 18 pikë, i bie një mesatare prej 1.5 pikësh për ndeshje dhe minus 4 pikë nga vendi i parë, që mbahet nga Partizani. Edhe pse në takimin e fundit kundër Laçit drejtuesit e klubit, madje edhe vetë presidenti Gjici, akuzuan për gjykim të njëanshëm, kreu i klubit ka “fshikulluar” edhe ekipin. Gazeta mëson ekskluzivisht se kanë filluar skarcimet në radhët e ekipit verilindor e është pikërisht Kamara ai që e ka pësuar i pari. Kamara është larguar nga klubi kuksian.

 Lojjtari prej 4-5 ditësh nuk ka dalë më në stërvitje. Për lojtarin u tha se është i dëmtuar dhe ka probleme me rrëzat e kofshëve e prandaj nuk ka dalë në stërvitje, por edhe pse kjo është e vërtetë, nuk është arsyeja e kryesore e mungesës.

kamara kukesi

Mbajtja e rrogës – Lojtari në pronësi të Besëlidhjes, i huazuar te Kukësi, është rebeluar dhe është larguar nga ekipi, pasi ai nuk është paguar. Kur të gjithë futbollistët e Kukësit kanë marrë rrogat, 21- vjeçari nuk e ka marrë dhe kjo i ka bërë habi atij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.