Lolita: Muq Nano do me ra n’sy duke u marre me Heroin tone
Nje heqje kapele per “Loliten” Na i lini mitet si i kemi. Mos e zbrisni Skenderbeun nga kali. Tre shtyllat tona jane Skenderbeu, Ismail Qemali dhe lufta nacional-clirimtare…Mustafa, nuk kemi aq shume sa te bejme lojera mendimtaresh pertej shqiptareve, serbeve e grekeve. Kemi aq pak heronj per tu marre shembull sa u ngreme buste te gjitheve, edhe Zogut, edhe Avni Rustemit edhe Bajram Currit…
Lolita: Sigurisht qe nuk do ishte nje tragjedi nqs nena e Skenderbeut do ishte serbe. Ne shqiptaret dime te jemi modeste dhe realiste si askush ne Ballkan, ndonjehere deri ne kufinjte e mazokizmit.
Problemi eshte se Muq Nano nuk eshte historian, e as studiues. Ai ben disa monografi te pershtypjeve te udhetareve te huaj neper Shqiperi dhe i quan libra. Njesoj sikur dikush te pyese nje turist çek ne plazhin e Durresit dhe te shkruaje ne histori bazuar ne mendimet e tij se shqiptaret jane te piste dhe kane qejf te lahen ne uje te ndotur.
Mendimi i nje eksperti:
http://www.panorama.com.al/debati-a-eshte-mire-me-qene-shqiptar-dritan-egro-ku-gabon-mustafa-nano/
Problemi tjeter eshte se origjina e Vojsava Tribaldes eshte e diskutuar akoma nga historianet dhe jo “nje teze qe mbrohet nga gjithe studiuesit”.
Mendohet se prejardhja e saj eshte nga Pollogu, ndersa etnia e princit te Pollogut eshte e kontestuar.
Vojsava sipas Gavril Dares ishte halla e Leke Dukagjinit, mirepo nuk po shohim verdalle “studiues” te thone se Leka ishte serb. Perkundrazi Leka dhe kanuni i tij DUHET te jene shqiptare se shqiptaret DUHET te jene njerez malesh, te eger, kanunore, te prapambetur e reaksionare ndaj progresizmit muqor ose muqik.
http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/nena-e-skenderbeut-vjosava-tribalda-ishte-shqiptare-nga-pollogu-2
Ne jetojme ne Ballkan. Shtetet ballkanike jane krijuar dhe plazmuar ne baze te nacionalizmave te shekujve XIX-XX ku gjuhetare, historiane dhe etnologe, ballkanas e te huaj gatiten shpejt e shpejt kombet ballkanike ne baze te legjendave te lashta per te kafshuar copat e Perandorise Osmane e cila po kalbej dhe po copetohej nga te gjitha anet.
Si gjithmone, me te vonuarit ne kete proces ishim ne shqiptaret.
Ne autoktonet u detyruam te shkojme deri ne kohen e Skenderbeut per te vertetuar qe jemi komb me vete dhe jo turq ose me keq, njerez me bisht.
Edhe sot e kesaj dite vazhdojne betejat ballkanike per emrin e Maqedonise, per statujat e Aleksandrit, per historine e Camerise dhe te Vorio-Epirit dhe per “djepin” e Serbise. Ne Ballkan ka psikopate kaq enderrimtare sa mendojne qe Aleksandri fliste sllavisht dhe qe pellazget vinin nga Kaukazi.
Skenderbeu eshte nje hero qe te cdokush do ta donte per vete dhe te gjithe e pretendojne. Greket i thone Jorgo, serbet thone se babai i tij quhej Ivan, Vatikani pretendon se luftoi per kishen ndersa vehabistet thone se ishte vrases muslimanesh dhe si i tille qafir.
Fale Zotit (na fal muq se ti je ateist) Skenderbeu e ka shprehur qarte perkatesine e tij etnike ne letrat qe i çon princit te Tarantos ku thote se eshte pasardhes i Pirros dhe mbret i Arberve.
Megjithese ideja e kombit dhe e qytetarit lind pas revolucionit francez (me pare princat e konsideronin feudin e tyre te drejte hyjnore) ky fare princi yne dinte te bente kuvende mbarearberore dhe dinte te argumentonte prejardhjen e popullit te vet. Ne fjalet e tij “siç tregojne kronikat tona”.
Se fundmi, Muqi do te provokoje. Askush s’e merr seriozisht si historian dhe pakkush e beson si gazetar. Per te shitur libra ai eshte gati te leshoje mufka te tilla me shpresen se do sulmohet dhe viktimizohet nga “nacionalistet shqiptare”. Eshte munduar te ngacmoje muslimanet me Selam Aleikum Baba dhe verioret duke thene “me gege ben komb, me toske shtet” por s’e pjerdhi njeri. Tani, ne deshperim e siper, ka vendosur te sulmoje Skenderbeun, qe eshte pika e dobet e gjithe shqiptareve.
E gjitha kjo per te ndertuar nje narrative pseudoliberale sipas se ciles kokeshkretet shqiptare jane disa fanatike fetare, nacionaliste te terbuar, raciste, mizogjiniste, pjesetare te kultit te penisit, homofobe e deri ne torturues macesh te vogla.
Kushdo qe i kundervihet kesaj kulture (heroi muq, much hero) duhet mbeshtetur me leke dhe lavde publike se guxon te thote ne stand up comedy se e ka arin e vogel. Aty ku nuk qeshi njeri, perveçse me te.
Atij i duket vetja jo mainstream por eshte thjesht nje attention whore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



