E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Loredana ‘shuan zjarrin’ dhe tallet me thashethemet për Gjestin
Lajme

Loredana ‘shuan zjarrin’ dhe tallet me thashethemet për Gjestin

Loredana Brati ka thyer heshtjen pas deklaratave të Xheneta Fetahut dhe zërave që kanë qarkulluar në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe Gjestit.

E gjithë situata u ndez disa ditë më parë, kur Xheneta, gjatë një bisede në emisionin “Trotuar”, u shpreh e zhgënjyer dhe hodhi dyshime se mes shoqes së saj dhe ish-partnerit të saj mund të kishte nisur diçka më shumë.

Por reagimi i Loredanës ka qenë i menjëhershëm. E ftuar përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “UËTËFË Live”,, ajo ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike çdo pretendim për një raport romantik.

“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim,” u shpreh ajo.

Më tej, Loredana nuk i kurseu as ironitë, duke theksuar se këngëtari nuk përputhet me preferencat e saj: “Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë.”

Ajo reagoi edhe për fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, ku të dy shiheshin në të njëjtin ambient, duke sqaruar se bëhej fjalë për një rastësi të thjeshtë dhe jo për një takim të organizuar.

“Ishte rastësi, o vëlla. Më thanë që aty ishte Gjesti dhe unë thashë ‘varja’, sepse dihet që unë nuk kam pëlqim për Gjestin. Ju betohem që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për të.”

Me këtë reagim të drejtpërdrejtë, Loredana Brati duket se i ka mbyllur përfundimisht spekulimet për një lidhje të mundshme, duke sqaruar qartë raportin e saj me këngëtarin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.