E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pronari i Onima paralajmëron publikimin e videove që fundosin Gjestin
Lajme

Pronari i Onima paralajmëron publikimin e videove që fundosin Gjestin

Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, ka reaguar për herë të parë publikisht pronari i kompanisë muzikore Onima, Erkand Shabani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shabani ka shpjeguar arsyet pse kishte zgjedhur të mos fliste më herët lidhur me incidentin që ndodhi në ambientet e kompanisë.

Sipas tij, heshtja deri tani ishte e qëllimshme, por reagimi u bë i domosdoshëm pas asaj që e cilësoi si një valë të gjerë dezinformimi në publik.

Ai e përshkroi ngjarjen si një incident të rëndë që ndodhi brenda zyrave të kompanisë, duke theksuar se veprimet e këngëtarit kanë shkaktuar jo vetëm dëme materiale për kompaninë, por edhe pasoja të forta psikologjike për punonjësit.

Sipas deklaratës së tij, stafi i kompanisë është përballur me një situatë të frikshme, pasi disa prej tyre janë ndjerë të kërcënuar dhe të terrorizuar nën kërcënimin e armës.

Shabani bëri të ditur gjithashtu se gjatë seancës së fundit gjyqësore, Gjesti ka pranuar përgjegjësinë për veprimet e tij dhe ka kërkuar falje ndaj personave të dëmtuar. Për këtë arsye, sipas tij, ishte zgjedhur që fillimisht të mos kishte reagime publike, pasi çështja tashmë ndodhet në shqyrtim nga drejtësia.

Pronari i kompanisë paralajmëroi se javën e ardhshme do të organizojë një konferencë për shtyp, ku pritet të publikohen materiale të reja lidhur me incidentin.

Sipas tij, gjatë kësaj konference do të bëhen publike edhe pamje filmike që, sipas pretendimeve të tij, tregojnë momentet e përplasjes në ambientet e kompanisë. Po ashtu, ai tha se do të paraqiten edhe dokumente financiare që synojnë të tregojnë se kompania nuk ka detyrime financiare ndaj artistit.

Shabani u shpreh se është i vendosur të zbardhë të gjithë situatën dhe të nxjerrë në dritë, sipas tij, çdo përpjekje për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga kompania.

Ndërkohë, këngëtari Gjesti vijon të qëndrojë në paraburgim me vendim të gjykatës për një periudhë prej 30 ditësh, ndërsa hetimet për incidentin vazhdojnë.

Erkandi i “Onima”  reagon pas arrestimit të Gjestit: Do

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.