U arrestua pak ditë më parë, lirohet nga qelia Gjesti
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”, është liruar nga paraburgimi vetëm një javë pas arrestimit të tij në Prishtinë.
Fillimisht, ai u ndalua nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe, pas intervistimit nga autoritetet, u mbajt për 48 orë. Më pas, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi ndaj tij masën e paraburgimit prej një muaji.
Sipas dyshimeve të ngritura, Kelmendi përballej me disa akuza, përfshirë kanosje, asgjësim apo dëmtim të pasurisë, si dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Megjithatë, pas një jave në paraburgim, gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë, duke i mundësuar lirimin dhe vazhdimin e procedurave ligjore në gjendje të lirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



