E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lorenc Vangjeli paralajmëron arrestime të tjera
Lajme

Lorenc Vangjeli paralajmëron arrestime të tjera

 Lorenc Vangjeli foli për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Vangjeli tha se nuk e priste që arrestimi i Metës të ndodhte në atë mënyrë dhe madje me burg.

Më tej ai paralajmëroi se do të ketë sërish ndodhi tjera, si kjo e Metës apo e Berishës.

Vangjeli tha se “do të habitemi me zhvillimet që pritet të ndodhin në vijim”. Sipas analistit këto ndodhi do të ndodhin para zgjedhjeve të 2025-ës.

“Nuk e prisja arrestimin e Metës në këtë formë, jo arrestim me burg. Nga të vërtetat që thuhen në  tryezat e kafeneve të Tiranës që sfidojnë edhe studiot, thonë të vërteta më të forta dhe më të ndershme.

1 vit më parë nuk i shkonte askujt në mend ça fati do të kishte Sali Berisha, që do ngjitej kaq lart. Deri në kat të tetë është lartësi marramendëse. Drithërojnë ata që janë jashtë, se sa ata që janë brenda.

Nisur nga copëzat e të vërtetës, nga një bunker i pashembur siç është SPAK që i ruan dosjet me fanatizëm ekstrem gati gati fetar parashikimet për nesër janë që do të habitemi si sot …ende jemi në pritje  të ndodhjes së diçkaje kjo do të ndodhë përpara zgjedhjeve”, tha Vangjeli në emisionin “Log” në News 24.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.