E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë
Showbiz

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë

Zbulohet gjinia e bebit

Një kapitull i ri ka nisur në jetën personalet të Lori Hoxhës dhe partnerit të saj Vis Bajraktari, të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Sipas mediave rozë, çifti ka mirëpritur një djalë, duke zgjeruar familjen e tyre.

Besnikë ndaj stilit të tyre diskret, Lori dhe Visi kanë zgjedhur ta mbajnë këtë moment larg vëmendjes publike, ashtu siç kanë bërë edhe me marrëdhënien e tyre ndër vite. Megjithatë, prej disa muajsh në rrjetet sociale qarkullonin aludime për një shtatzëni, të nxitura sidomos nga disa imazhe të publikuara në mars, ku Lori u shfaq pranë motrës së saj, Sara Hoxhës.

Çifti u bë publik për herë të parë në dhjetor 2025, kur u shfaqën së bashku në përvjetorin e 10-të të fondacionit Fundjavë Ndryshe. Marrëdhënia e tyre daton prej kohës së studimeve, ndërsa gjatë vitit 2024 u raportua se kishin organizuar një ceremoni private martese në Meksikë, e ndjekur më pas nga një tjetër në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.