LSI, Berisha dhe Nard Ndoka në koalicion
Pa kaluar as ora pas ultimatumit të KQZ sipas të cilit partitë politikë kanë vetëm 24 orë kohë për të regjistruar në KQZ koalicionet, “Shtëpia e Lirisë”, ka paraqitur sot kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Kjo kërkesa e regjistrimit është dorëzuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Siç shihet në dokumentin e dorëzuar në KQZ, koalicionit “Shtëpia e Lirisë” i është bashkuar vetëm Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka dhe asnjë nga aleatët e tjerë të Partisë Demokratike të cilët ishin në një koalicion me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



