E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luçiano Boçi: Shkodra reagoi fuqishëm, qytetaria nuk lejon që Rama të vazhdojë të qeverisë me bandat e tij
Lajme

Luçiano Boçi: Shkodra reagoi fuqishëm, qytetaria nuk lejon që Rama të vazhdojë të qeverisë me bandat e tij

Nënkryetari demokrat dhe i dërguari politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, falënderoi qytetarët që morën pjesë sot në mosbindjen civile në Shkodër.

“Siç e patë, siç e transmetuat, Shkodra reagoi fuqishëm, Shkodra sot foli me këtë marshim heshtje.

Dhe duhet ta dini se ndonjëherë se ulërima e heshtjes është më shurdhuese se ulërima e zërit se vjen nga brenda Shkodrës, vjen zemra e Shkodrës.

Qytetarët e Shkodrës, të provokuar nga Edi Rama, nuk duan që qyteti i tyre, qyteti i kulturës, i këngës, i gëzimit, të jetë sot qytet i bandave dhe i krimit.

Shkodra nuk kërkon të imponohet nga Edi Rama në përzgjedhjet e saj politike dhe as nga bandat e krimit të organizuar, as nga banda e policisë dhe as nga banda e administratës.

Ngjarja dhe situata në Shkodër dëshmon atë që ne kemi kërkuar dhe e kemi thënë shpesh, domosdoshmëria për qeverinë teknike është reale dhe faktike.

Sot Shkodra e kërkon, sot qytetarët e Shqipërisë e kërkojnë.

Nuk mundet që Rama të përsërisë pushtetin e tij me krim.

Këtë bashki e mori me krim, zgjedhjet politike i mori me krim, por ja ku janë qytetarët, nuk e lejojnë të përsërisë sundimin e tij me anë të krimit.

Ne vazhdojmë të kërkojmë qeveri teknike, liri për liderin e opozitës, pushim i luftës ndaj opozitës dhe kthimin e Shqipërisë për qytetarët, kthimin e Shkodrës te qytetarët.

Ne do vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënien tonë solidare me qytetarët, marrëdhënien tonë politike për t’i bindur ata se beteja e tyre është beteja jonë.

Nëse shumë nga ëndrrat tona nuk i bëmë relaitet për shumë arsye, ne nuk do lejojmë askënd të prekë ëndrrat për fëmijët tanë.

Dhe ëndrrat për fëmijët na bëjnë që betejën tonë ta çojmë deri në fund bashkë me qytetarët e Shkodrës.

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që na u bashkuan, dua të falënderoj të gjithë demokratët, dua të falënderoj mediat që transmetuan këtë ngjarje që pati jehonë të madhe jo vetëm në Shkodër, por kudo Shqipëri.

Qytetaria nuk lejon që Rama të vazhdojë të qeverisë këtë vend me bandat e tij,” tha Boçi.

“Qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, marshim-protestë në Shkodër pas masakrës me 3 viktima

Këtë të shtunë, u zhvillua një protestë-marshim në Shkodër, e organizuar nga opozita si një kundërpërgjigje qytetare pas masakrës me tre viktima disa ditë më parë në kryeqendrën e veriut. Dhjetëra qytetarë u nisën nga bashkia e qytetit, duke marshuar në Pedonale në shenjë sensibilizimi. Marshimi vijoi rreth 1 orë teksa pjesëmarrësit u kthyen sërish para ambienteve të bashkisë.

“Qytetnimi asht ma i fortë se krimi. Po na vrasin, na duhet reagimi”, shkruhet në pankartën e madhe që protestuesit mbajnë në duar.

Qytetarët mbajtën edhe një minutë heshtje për viktimat e atentatit në Dobraç, ku mes tyre ishte dhe një qytetare e pafajshme, Flutura Basha.

I pranishëm në këtë marshim është edhe ish-kreu i kësaj bashkie, demokrati Bardh Spahia. Ai deklaroi për mediat se “të gjitha strukturat shtetërore duhet të vihen në lëvizje për të mos e lënë Shkodrën të bjerë në kthetrat e krimit.”

Sekretari i PD-së, Flamur Noka tha se Shkodra sot është djepi i krimit të organizuar dhe shkaktari i vetëm është Edi Rama dhe rilindja.

“Mesazhi është për qytetarët të ngrihen kundër narkoregjimit, kundër krimit me pushtet, kundër këtij regjimi që po përpiqet të rrënojë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Shqiptarët nuk mund të pranojnë një krim që është nën kthetrat e krimit”, shtoi Noka.

“Tashmë Rama është bërë një me krimin, me bandat e organizuara kriminale për të manipuluar zgjedhjet, ndaj ne do e vijojmë betejën tonë, dhe kjo është vetëm një pjesë pasi ne do të jemi në mbrojtje të qytetarëve gjithmonë”, u shpreh deputetja tjetër demokrate Lindita Metaliaj.

“Pa u larguar Edi Rama sigurisht nuk mund të ketë paqe dhe ne jemi të bindur që do vazhdojmë bashkëpunimin me qytetarët dhe kjo betejë arrihet vetëm përmes këtij bashkëpunimi”, tha Luçiano Boçi.

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi u shpreh se është e papranueshme që Shkodra të jetë modeli i simbiozës krimit me politik.

Gjatë protestë kishte thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pakënaqësi ndaj qeverisjes Rama dhe situatës së sigurisë në Shkodër, qytetarët i shprehën edhe në prononcimet për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.