E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta e tmerrshme në Gaza, sot takimi vendimtar Trump-Netanyahu
Bota

Lufta e tmerrshme në Gaza, sot takimi vendimtar Trump-Netanyahu

Pas bisedimeve intensive midis të dërguarit të posaçëm të SHBA, Steve Witkoff, dhëndrit të ish-presidentit Trump, Jared Kushner, dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, po afrohet një marrëveshje për ndalimin e konflikteve në Gazë.

Sot në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump do të presë kryeministrin Netanyahu, ndërsa është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 19:15. Trump Ëshprehu optimizëm të madh, duke theksuar se ekziston një “mundësi e vërtetë për diçka të madhe në Lindjen e Mesme”, ndërsa Netanyahu është më i kujdesshëm, por konfirmoi se po punohet për arritjen e marrëveshjes.

Një zyrtar amerikan bëri të ditur se Hamasi gjithashtu duhet të pajtohet me kushtet e armëpushimit.

Parimet kryesore të “planit 21-pikësh” të Trump

Lirimi i të gjithë pengjeve të mbetur.

Armëpushim i përhershëm.

Tërheqja graduale e Izraelit nga Rripi i Gazës.

Formimi i një mekanizmi qeverisës në Gaza pa praninë e Hamasit.

Krijimi i një force sigurie të përbërë nga palestinezë dhe ushtarë nga vendet arabe dhe myslimane.

Financim nga vendet arabe dhe myslimane për administratën e re dhe rindërtimin e Gazës.

Përfshirja e Autoritetit Palestinez në qeverisje.

Kushtet e udhëheqësve arabë për mbështetje

Udhëheqësit arabë, duke përfshirë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Jordania, Turqia dhe të tjerë, vunë disa kushte të rëndësishme për mbështetjen e planit:

Izraeli nuk duhet të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor ose Gazës.

Nuk duhet të ketë pushtim të ri në Gaza.

Nuk duhet ndërtim vendbanimesh në Gaza.

Duhet ndalur minimi i regjimit në Xhaminë Al-Aksa.

Duhet rritur menjëherë ndihma humanitare për Gazën.

Trump premtoi se nuk do të lejojë aneksimin e territoreve nga Izraeli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.