E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luftë për Aeroportin e Vlorës, Pacolli shpërthen ndaj noteres
Lajme

Luftë për Aeroportin e Vlorës, Pacolli shpërthen ndaj noteres

Saga e gjatë rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës vijon me një tjetër episod të ri. Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar sërish publikisht lidhur me konfliktin që ka me ortakun e tij, Valon Ademi, administrator i kompanisë “2A Group”.

Në një deklaratë të publikuar sot, Pacolli akuzon noteren nga Tirana, Valbona Selimi, se ka kryer një veprim të paligjshëm noterial, përmes të cilit 47% e aksioneve të aeroportit janë kaluar në mënyrë të padrejtë në favor të kompanisë së Ademit.

Sipas Pacollit, noterja ka hartuar një akt noterial të vitit 2023, të cilin e ka përdorur më pas si dokument për transferimin e pronësisë, duke pretenduar se ai kishte qenë fizikisht i pranishëm gjatë procesit dhe kishte nënshkruar dokumentin në fjalë. “Në atë akt janë përfshirë deklarime të pavërteta. Pretendohet se unë kam qenë i pranishëm në zyrën noteriale, jam identifikuar nga ajo dhe kam firmosur në prani të një përkthyeseje. Asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë,” ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale.

Në thelb të përplasjes qëndron ndarja e aksioneve të shoqërisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Zyrtarisht, 98% e kuotave janë në pronësi të “Mabco Constructions”, kompanisë së Pacollit, ndërsa 2% i përkasin “2A Group” të Valon Ademit. Ky i fundit, megjithatë, pretendon se ka kontribuar financiarisht më shumë në ndërtimin e aeroportit dhe kërkon një pjesëmarrje më të madhe në pronësi.

Aeroporti i Vlorës, një projekt me vlerë rreth 104 milionë euro, shtrihet në një sipërfaqe prej 309 hektarësh. Punimet nisën në nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium ku 50% e aksioneve i përkisnin kompanisë “Mabetex” të Pacollit, 48% kompanisë turke “YDA Group”, ndërsa 2% “2A Group” nga Kosova. Por pas tërheqjes së partnerit turk në mars të po atij viti, “Mabco Constructions” mori kontrollin e 98% të aksioneve duke blerë pjesën e “YDA Group” për 4,450 euro, moment që shënoi edhe fillimin e konfliktit mes dy ortakëve.

Deklarata e Pacollit

Gjithë përfoljet dhe kjo situatë në lidheshmeri më VIA ka ardhur si pasojë e veprimeve të përgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Vjollca Selimi, të ndërmarra në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme.

Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon:

Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.

Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.

Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, ( qe noterja e perdore joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.

Këto pretendime janë plotësisht të rreme.

Unë nuk e njoh noteren Selimi,

Asnjëherë nuk kam nënshkruar ndonjë akt në prezencën e saj.

Unë nuk kam qene asnjëherë ne zyret apo ambientet e saj, nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë për nënshkrim nga ajo ose nga ndonjë person përfaqësues i saj në lidhje me aktet e përmendura.

Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht katër muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA.

Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.