E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit
Lajme

Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luiz Ejlli u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg me akuzën e Falsifikimit të dokumenteve.

Por mësohet se këngëtari e ka ankimuar çështjen dhe dosja në ngarkim të tij ,tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.

Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.

Sipas prokurorisë Luiz Ejlli, në cilësinë e noterit, ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani  e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.

U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.